Fjalë Kyçe

Iniciativa e Instagram-it do iu pëlqejë të gjithëve

Iniciativa e Instagram-it do iu pëlqejë të gjithëve

Instagram do të bllokojë ‘hashtag’-ët anti-vaksinues në një përpjekje të vazhdueshme për të larguar dezinformata mjekësore në postimet e rrjetit social.

Kompania në pronësi të Facebook njoftoi se do të minimizojë ‘rekomandimet e kësaj përmbajtjeje dhe llogaritë që e propagandojnë atë’, transmeton lajmi.net.

‘Masat afatshkurtra’ do të përfshijnë bllokimin e ‘hashtag’-ëve lidhur me “dezinformata të njohura shëndetësore”, duke përfshirë #vaccinescauseautism, #vaccinesarepoison dhe #vaccinescauseharm.

Megjithatë, një zëdhënës i gjigantit të medias sociale paralajmëroi se do të duhen disa javë që ky ndryshim të hyjë në fuqi.

Vaksinat janë një nga përparimet më të mëdha të mjekësisë moderne, duke ndaluar sëmundjet kërcënuese për jetën, që mund të arrijnë përmasa epidemike.

Përhapja e dezinformatave në internet është konsideruar si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në të gjithë botën.