Fjalë Kyçe

Mark Zuckerberg paralajmëron ndryshime të mëdha në Facebook

Mark Zuckerberg paralajmëron ndryshime të mëdha në Facebook

Përdoruesit e mesengjerëve të Facebook-ut, WhatsAppit dhe Instagramit tash do të kenë mundësi t’i dërgojnë mesazhe njëri tjetrit, ka njoftuar Mark Zuckerberg.

Shefi i Facebookut tha se do të njoftojë masa të reja të ndryshimeve në aplikacionin e mesazheve si pjesë të ecjes përpara drejt “një platforme të fokusuar te privatësia”, shkruan Periskopi.

Ajo do të përfshijë një përditësim të shifrimit dhe refuzimin për t’iu ofruar të dhënat vendeve me që nuk respektojnë të drejtat e njeriut.

“Njerëzit duan të jenë të aftë të zgjedhin se cilin shërbim të përdorin për të folur me shokët,” shkroi ai duke shpjeguar vizionin e tij për të ardhmen e rrjeteve sociale. “Sidoqoftë, nëse sot doni t’i shkruani njerëzve në Facebook duhet ta përdorni Messengerin, nëse doni t’i shkruani në Instagram, duhet ta përdorni Directin, dhe në Whatsapp, Whatsappin.” tha ai.

“Duam t’i japin njerëzve një zgjedhje që t’i arrijnë shokët në këto rrjete nga cilido aplikacion që duan.”