Fjalë Kyçe

Telefonat edhe në shtrat, madje edhe kur janë duke kryer marrëdhënie

Telefonat edhe në shtrat, madje edhe kur janë duke kryer marrëdhënie

Britanikët janë bërë kaq të varur nga celularët saqë dalin sifra tronditëse të atyre që pëdorin telefonët e tyre në tualet, në shtrat – madje edhe gjatë marrëdhënieve intime.

Tre të katërtat e personave të moshës 25 deri 30 vjeç kanë shkruar, dërguar email, kanë përdorur aplikacione ose kanë kërkuar në internet, derisa një nga gjashtë të anketuarit thonë se përdorin mediat sociale derisa janë duke bërë dashuri.

Dy të tretat e 25-34-vjeçarëve thonë se kanë vonuar ose refuzuar shkuarjen në shtrat me partnerin në mënyrë që të mund të përdorin telefonat e tyre, ndërsa 14 përqind thanë se i ishin përgjigjur telefonatës në kulmin e pasionit.

Transmetuesi dhe psikologu Corinne Sweet thotë: ‘Shumë prej nesh jemi ngjitur me pajisjet tona në një mënyrë pothuajse problematike. ‘Varësia jonë e pakuptimtë ndaj tyre është duke prekur edhe raportet intime, duke përfshirë edhe jetën në shtrat.’

Gjetjet gjithashtu tregojnë se pothuajse një në pesë persona pranuan se shpesh i shkruanin dikujt që ishte në të njëjtën dhomë, në vend që të fliste me të.

Dhe një në gjashtë thonë se kalojnë më shumë kohë në telefonat e tyre gjatë një jave tipike sesa flasin me partnerët e tyre.

Znj Sweet shtoi: ‘Përdorimi i vazhdueshëm i telefonit ndërhyn në rrjedhën e komunikimit. Ajo gjithashtu mund të dëmtojë besimin, ndershmërinë dhe afërsinë midis partnerëve, miqve dhe familjes. Ndalja e telefonit, veçanërisht në dhomën e gjumit, është patjetër e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore. ‘

Sondazhi me 2,000 përdorues të telefonave zbuloi se mesatarisht britaniket shpenzojnë gjysmë ore duke përdorur telefonin ose tabletën e tyre në shtrat, por që rritet në 90 minuta për ata të moshës 25 deri në 34 vjeç.