Fjalë Kyçe

Testi japonez zbulon sa jeni të rrezikuar nga sulmi në tru!

Testi japonez zbulon sa jeni të rrezikuar nga sulmi në tru!

Për këtë test nuk ka nevojë të shkohet te mjeku.

E gjitha që është e nevojshme është që të ngriheni në këmbë. Truri ka rol kyç në shëndetin e njeriut, andaj është shumë me rëndësi që ta mbrojmë.

Nëse ndodhin dëmtime të enëve të gjakut në tru, njeriut i kërcënohet sulmi në tru.

Pas sulmit në tru, pjesa e atakuar e trurit nuk funksionon dhe vjen deri te rëniet neurologjike, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët japonezë kanë shpikur një test i cili në mënyrë të thjeshtë mund të vlerësojë sa ka rrezik që personi të pësojë sulm në tru.

Në të vërtetë, fjala është për testin e mirëmbajtjes së ekuilibrit në një këmbë për të cilin besohet që është tregues shumë i mirë i probabilitetit të sulmit në tru.

Nëse një person nuk arrin të qëndrojë me një këmbë për 20 sekonda, kjo tregon se personi është i prirur të sëmuret, ose ka shfaqur shenja të problemeve në tru.

Shkencëtari Dr. Yasuharu Tabara i Universitetit Kyota në Japoni thekson: “Aftësia për të qëndruar me një këmbë është një test shumë i mirë për shëndetin”.

Shkencëtarët kanë bërë një studim me 841 femra dhe 546 meshkuj rreth moshës 60 – vjeç të cilëve ju kërkua që të qëndronin me një këmbë për 20 sekonda.

Ata e përsëritën këtë provë 2 herë dhe ata persona që nuk e kaluan testin, pasi ju bënë analizat, rezultuan me probleme në qarkullimin e gjakut, veçanërisht në pjesën e trurit.