Fjalë Kyçe

Testi premtues i antitrupave për Covid-19 kalon fazën e parë, ka saktësi 99 për qind

Testi premtues i antitrupave për Covid-19 kalon fazën e parë, ka saktësi 99 për qind

Një test premtues i antitrupave, me saktësi prej 98.86 për qind, i cili po iu nënshtrohej testimeve qeveritare në Britani të Madhe, ka kaluar fazën e parë me rezultate premtuese të shtunën.

Testi ofroi saktësi prej 98,6 përqind në identifikimin e antitrupave, sipas Daily Telegraph, transmeton lajmi.net.

Udhëheqësit britanik tani po planifikojnë të shpërndajnë miliona teste të tilla falas, të emërtuara si AbC-19 – të cilat u zhvilluan nga Universitetin e Oksfordit në partneritet me firmat e diagnostikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Testet e antitrupave që janë aprovuar aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë një pritje të gjatë në marrjen e mostrave të gjakut në laboratorë. Por, rezultatet e këtij testi, sipas Daily Telegraph, janë në dispozicion për 20 minuta.

Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se nuk ka prova të forta se testimi pozitiv për antitrupave nënkupton që një person është imun nga virusi.