Fjalë Kyçe

Trajtimi i “kalit të Trojës” bën vetë-shkatërrimin e qelizave të kancerit pa mjekim

Trajtimi i “kalit të Trojës” bën vetë-shkatërrimin e qelizave të kancerit pa mjekim

Një trajtim i ri eksperimental raportohet se “gënjen” qelizat e kancerit për t’u vetë-shkatërruar pa përdorimin e mjekimeve, duke dhënë shpresë për të fituar luftën me disa tipe të sëmundjes fatale.

Trajtimi i ri përfshin përdorimin e një nano-pjesëze të veshur me aminoacidin e quajtur L-fenilalanine.

Ky kimikat nuk prodhohet në mënyrë natyrale nga trupi por absorbohet nga mishi dhe produktet e bulmetit që njerëzit konsumojnë.

L-fenilalanine është ‘grepi’ i përkryer pasi është nga aminoacidet kryesore që nevojiten për rritjen e qelizave të kancerit dhe përhapjen e tyre në trupin e njeriut, duke shkatërruar këtë të fundit gjatë procesit.

Trajtimi i ri është përdorur me sukses te kavjet. Nanopjesëza e quajtur shkurt Nano-pPAAM aktivizon super-prodhimin e specieve reaguese ndaj oksigjenit të cilat shkaktojnë një efekt zinxhir në qelizat e kancerit, duke i vrarë ato e duke lënë qelizat rrethuese të paprekura.

“Përkundër njohurive të zakonshme, qasja jonë përfshin përdorimin e nanomaterialit si mjekim dhe jo si transportues i mjekimit”, tha shkencëtari i lëndëve Dalton Tay Universiteti teknologjik i Nanyang në Singapor.

Kjo metodë vret rreth 80 përqind të kancerëve të gjirit, të lëkurës dhe atij gastrik te kaviet, pa efekte të rënda anësore, thuajse njësoj me kemioterapinë.

Kërkimet mbi nanopjesëzat deri tani ishin fokusuar për përdorimin e tyre si transportuese të mjekimeve në destinacion.

Por ka ende një seri pengesash në rregullacion që ku trajtim të bëhet i gatshëm për pacientët njerëzorë.

Pas kalimit të testeve klinike ai duhet të mundë dhe format e kancerit rezisruese ndaj mjekimeve apo ato ripërsëritëse.

Por kjo është një tjetër burim shprese pasi trajtimi nuk përdor mjekime ndaj të cilave sëmundja mund të bëhet rezistente.