Pas shtatzënisë, nga njëra anë, hormonet që nuk janë kthyer dhe nga ana tjetër, lodhja në kombinim me dietën e përditshme që nuk përmban në masë të madhe vitamina dhe elementë gjurmë, lodhin çdo grua që është bërë nënë.
Më poshtë do të gjeni tre super ushqime për nënat që sapo kanë lindur:
• Qumësht me pak yndyrë. Qumësht, djathë, kos. Mundohuni të përfshini të paktën 3 gota qumësht në ditë në dietën tuaj.
• Mish viçi pa dhjamë. Gratë që ushqehen me gji duhet të hanë proteina shtesë dhe vitaminë B12.
• Salmoni. Është ndoshta super ushqimi më i mirë për manole të reja. Ai përmban një lloj yndyre që mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në depresionin pas lindjes, shkruan abcnews. Kini kujdes megjithatë, jo në mbikonsum. Ekspertët rekomandojnë dy racione në javë. Është një sasi e mjaftueshme për organizmin.
Megjithatë në çdo rast, për shkak se çdo organizëm është i ndryshëm, është mirë kur bëhet fjalë për të ushqyerit, të informoni mjekun tuaj i cili e njeh historinë tuaj dhe është ai që do t’ju këshillojë më së miri.