Fjalë Kyçe

Turqia do të hapë laboratorin e parë antropologjik të ADN-së

Turqia do të hapë laboratorin e parë antropologjik të ADN-së

Turqia pritet të hapë të premten “laboratorin e lashtë të ADN-së” që do të jetë në gjendje të kryejë kërkime shencore mbi mbetjet e mumifikuara, të vjetra 10 deri 15 mijë vjet.
Ky laborator në Universitetin Hacettepe në Ankara do të analizojë sëmundjet gjenetike dhe bakteriale të njerëzve dhe kafshëve të lashta, shkruan Anadolu Agency, transmeton në shqip albinfo.ch.

ADN është pjesë e rëndësishme e ndërtimit të jetës, e cila përmban informacion që trashëgohet e përcillet në gjeneratën tjetër, ka thënë profesoresha e antropologjisë Yilmaz Selim Erdal.
Duke parë se kishte një numër të vogël të objekteve të tilla në botë, Erdal tregon se ndërtesa e këtij laboratori është dizajnuar në atë mënyrë që ADN të mbrohet sidomos nga ndotja prej organizmave të jashtëm, si bakteriet dhe kërpudhat.

Erdal ka thënë se analiza e ADN-së po ashtu do të hidhte dritë mbi historinë, marrëdhëniet, lëvizjet dhe kulturën e komuniteteve njerëzore që kanë jetuar në Anadoll dhe zonat përreth, përgjatë 10 apo 15 mijë vjetëve të fundit.
“Ne do t’i konfirmojmë informacionet e marra nga të dhënat arkeologjike me studimet e ADN-së dhe do të zbulojmë anët e panjohura të historisë”, ka thënë ajo.
Erdal po ashtu ka njoftuar se hulumtimet nuk do të kufizohen vetëm në Turqi, por do të përfshijnë edhe rajonet tjera, sidomos vendet fqinje.