Fjalë Kyçe

Uran Ismaili : Jam aleat i juaji për shërbime më të mira

Uran Ismaili : Jam aleat i juaji për shërbime më të mira

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka apeluar tek qytetarët pacientë të Kosovës, që të frekuentojnë më shumë spitalet publike në vend pasi janë bërë investime të mëdha në rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Ai ka thënë se gjatë 2018-ës, ministria që ai udhëheq ka punuar mjaftueshëm për përmirësimin e infrastrukturës që në qendër ta ketë pacientin, njofton Klan Kosova.

”Qëllimi ynë është që pacientët në Kosovë t’i shohin spitalet tona dhe institucionet tona shëndetësore që të kenë ku të gjejnë shërim”.

”Kemi pasur mungesë të pajisjeve, mungesë të aparaaturave që kanë shkaktuar dhe demoralizim të doktorëve por edhe një varfëri të popullatës të cilët është dashur që të pagujnë pajisjet në spitale jopublike”.

”Jemi ende të impinjuar që të shohim rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë, do të qëndrojmë prapa saj si Qeveri që kjo të kalojë. Puna jonë sapo ka filluar. Jemi në rrugë të drejtë tani por ne vetëm sa kemi filluar. Kthimi i pacientit në qendër është një profesion jo si politikbërje por si një proces jetësor e shëndetësor”.

”Sa më shumë të ketë frekuentim të qytetarëve në spitalet publike, në mënyrë që të mos varfërohen qytetarët. Atë që e kemi nisur bashkë, bashkë do ta bëjmë reale. Kemi kursyer miliona euro, por ka ende lista të pritjes në klinika të tjera”.

”Unë jam për ju, aleat i juaj, partner i juaj në shërbimet që ju doni t’i krijoni. Sot po e mbyllim një vit të suksesshëm por po e ngrisim themelin për një vit edhe më të suksesshëm”.

”Që ta tejkalojmë vitin e sotshëm pritet që të mobilizohemi në vitin e ardhshëm”.

”Viti 2019 është vit ku do t’i japim rëndësi të veçantë për jetësimin e Sigurimeve Shëndetësore. Kemi një mision para vetes në vitin e ardhshëm. Jemi të mobilizuar të gjithë që të arrijmë suksese. Ata që dëshirojnë ta deformojnë sektorin e shëndetësië, do t’na kenë kundërshtarë shumë të fuqishëm”.