Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës nuk rrit rrezikun e autizmit dhe nuk shkakton autizëm tek fëmijët që janë në rrezik.
Kështu rezulton një një studimi të ri në të cilin u analizuan mbi 650.000 fëmijë, njofton Klan Kosova.
Hulumtuesit kanë përdorur një regjistër të popullsisë për të vlerësuar nëse vaksina MMR ka rritur rrezikun e autizmit në fëmijët e lindur në Danimarkë midis viteve 1999 dhe 2010.
Gjithsej 657,461 fëmijë janë ndjekur deri në gusht 2013, me studiuesit që dokumentojnë diagnoza të çrregullimit të spektrit të autizmit.
Faktorët e rrezikut përfshinin moshën e prindërve, diagnozën e autizmit në një vëlla, lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët në lindje.