Fjalë Kyçe

Vaksina kundër COVID-19 nuk do na mbrojë të gjithëve nga virusi

Vaksina kundër COVID-19 nuk do na mbrojë të gjithëve nga virusi

Një doktoreshë ka paralajmëruar se njerëzit që do marrin vaksinën kundër Covid-19 kur të bëhet e disponueshme mund të infektohen me virus.

Dr Sara shpjegoi se vaksina nuk do të funksionojë për të gjithë dhe se ne prap se prap duhet të jemi të kujdesshëm, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

“Përveç Pfizer, ne e dimë që Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi mjekësor ka raportuar se ai mendon se ne do të jemi në dispozicion vaksinën testuese gjatë dhjetorit”, u shpreh ajo. “Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të jesh optimist, miëpo edhe nëse marrim një vaksinë me kohë nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë, do të jetë për njerëzit më të rrezikuar”.

Ajo shtoi se “Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë efektive tek të gjithë, disa njerëz do të marrin virusin pavarësisht se kanë vaksinuar”.

Vaksina ka vetëm 50% të mundshme të funksionojë, transmeton lajmi.net.

Qindra mijëra doza të një vaksine potenciale kundër koronavirusit të ri tashmë janë prodhuar. Vaksina e Pfizer po prodhohet në masë të madhe në Belgjikë dhe do të testohet për aprovim në SH.B.A. në nëntor.

Nënkryetari i përgjithshëm mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar tha se një vaksinë e mundshme e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit mund të hyjë në fazën e tretë të provave klinike në dhjetor dhe të shpallet menjëherë pas Krishtlindjeve.

Dozat e kësaj vaksine po prodhohen me shpresën se provat klinike do jenë të suksesshme dhe testuesit do e gjykojnë atë të sigurt dhe efektive.

Deri në 100 milion doza mund të vihen në dispozicion këtë vit.