Fjalë Kyçe

Vaksinën kundër Covid-19 nuk është e obliguar ta marrin të gjithë qytetarët

Vaksinën kundër Covid-19 nuk është e obliguar ta marrin të gjithë qytetarët

Maqedonisë së Veriut i duhen më së paku 400 mijë vaksina për popullsinë e saj. Kështu rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo organizatë parasheh imunizimin e 20% të popullsisë që të arrihet te imuniteti i përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata që janë kompetent thonë se do të sigurohen edhe mjetet financiare sapo të vjen situata te pagesa e imunizimit.

Vaksimat RMV-ja mund t’i blejë nëpërmjet mekanizmit Kovax ose Aleancës së Imunizimit, mirëpo ende nuk ka një vaksinë në treg.

Tani për tani, Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse ka detyrë që të përcaktojë se sa është në rrezik popullsia.