Fjalë Kyçe

Vendosja e maskave paraqet rrezik të madh për fëmijët e vegjël

Vendosja e maskave paraqet rrezik të madh për fëmijët e vegjël

Vendosja e maskave është bërë e zakonshme gjatë pandemisë së coronavirusit, por ato nuk duhet të përdoren nga fëmijët nën moshën dy vjeç.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëzimet nga Shoqata e Pediatrisë në Japoni, paralajmërojnë prindërit të mos u vendosin maska foshnjave, sepse mund të paraqesin rreziqe të ndryshme.

“Është e mundur që maskat mund të vështirësojnë frymëmarrjen e foshnjave dhe të rrisin rreziqet e temperaturës”, thuhet në broshurë.

“Foshnjat kanë rrugë të ngushta ajrore dhe maska mund ta bëjë më të vështirë frymëmarrjen, duke rritur ngarkesën në mushkëri”, shton udhëzimi.

Shoqata konkludon se fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët nga infeksionet e coronavirusit, dhe maskat nuk janë të nevojshme për foshnjat nën moshën dy vjeç.