Fjalë Kyçe

Vitamina D ndikon në jetëgjatësinë e personave me këtë sëmundje

Vitamina D ndikon në jetëgjatësinë e personave me këtë sëmundje

Nëse Vitamina D merret për të paktën tri vjet mund të ndihmojë pacientët që kanë kancer të jetojnë më gjatë, këtë e kanë zbuluar doktorët e Universitetit Michigan.

Në SHBA, kanceri është shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjes, sipas Qendrave për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

“Vitamina D ka efekt të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes mes atyre që janë të diagnostikuar me kancer, por faktikisht nuk ka treguar ndonjë dëshmi se mund të na ndihmoj ta parandalojmë kancerin”, ka treguar Tarek Haykal, udhëheqësi i këtij studimi.

Megjithëse këto zbulime premtojnë shumë, Haykal ka theksuar se sasia e saktë e vitaminës që duhet përdorur dhe se çfarë nivele nevojiten në gjak është ende e panjohur.