Fjalë Kyçe

Vlerat e paçmueshme të luleshtrydheve, frutit të ëmbël të pranverës

Vlerat e paçmueshme të luleshtrydheve, frutit të ëmbël të pranverës

Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Një filxhan me luleshtrydhe të prera në feta përmban vetëm 46 kcal kundrejt vlerave të larta ushqyese.

Nga kjo sasi luleshtrydhesh ne përftojmë 85 mg vitamin C, 23 mg Kalcium, 19 mg magnez, 35 mg fosfor, 220 mg potassium, 10 mcg Beta-karotinë dhe shumë Vitaminë B.

Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, disa kancerave dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.

Flavonoidët janë përbërësit kryesorë fenolikë të pranishëm tek luleshtrydhet. Ata u japin ngjyrë të kuqe dhe janë ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë më shumë nëpërmjet vlerave të tyre antioksidante. Si flavonoidë mund të përmenden antocianinët, të cilët mendohet se kanë efekte mbrojtëse ndaj qelizave të këqija si dhe pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë, prostatit dhe kavitetit të gojës, transmeton “Living”.

Luleshtrydhet janë të pasura me acid elagjik, i njohur për karakteristikat e tij antimikrobike dhe antivirale.

Reçeli i luleshtrydheve nuk e humbet vlerën e antioksidantëve. Gatimi shkakton një pakësim të vogël të antioksidantëve, por këta të fundit janë ende të pranishëm në reçel. Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me luleshtrydhe dhe luleshtrydhet e freskëta.