Fjalë Kyçe

Zbardhni dhëmbët në shtëpi

Zbardhni dhëmbët në shtëpi

Në bukurinë e njerëzve rëndësi të jashtëzakonshme kanë edhe dhëmbët.

Aq rëndësi kanë saqë njerëzit kujdesën shumë për ta, duke i pastruar dy deri tre herë në ditë dhe duke i kontrolluar shpesh tek mjeku, transmeton Klan Kosova.

Por sigurisht se zbardhja e dhëmbëve tek dentist kushton, për këtë ne ju sjellim një metodë natyrale që mund ta bëni në shtëpi.

Filloni duke fshirë dhëmbët tuaj me një copë pambuk për të hequr pështymën e tepërt.

Çka ju nevojitet:

Shtrydhni një limon dhe lëngun e tij përzieni me sodë buke në një enë të vogël. Kimikatet e sodës së bukës heqin çngjyrimet që mund të kenë dhëmbët tuaj, në vend të pastrimit që bëjnë pastat e dhëmbëve.

Duke përdorur një furçe, fërkoni dhembët tuaj me përzierjen dhe lëreni atë për rreth 1 minute.

Mos e lini më shumë pasi aciditeti i limoni dhe aftësia gërryese e sodës së bukës mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj. Shpërlajini dhëmbët me ujë dhe pastroni pastaj me pastë dhëmbësh.

Ju mund të shpërlani dhëmbët me sodë buke pas çdo vakti për të parandaluar njollat e errëta në dhëmbët tuaj!

Përdorni këtë trajtim çdo 2-3 javë mirëpo kujdes pasi përdorimi i shpeshtë mund të shkatërrojë smaltin.