Ata persona që harrojnë lehtësisht gjërat, shpesh cilësohen si persona të hutuar dhe me kokën mes reve. Mirëpo në rastin më të kuq, humbja e kujtesës është e lidhur me sëmundje neurodegjeneruese, si Alzheimer. Nëse ju ndodh shpesh që harroni takime apo gjëra që keni për të bërë, mos u shqetësoni shumë. Përkundrazi, sipas një studimi të Universitetit të Glasgow, në Skoci, mund të ketë avantazhe. Ky studim sugjeron se personat që harrojnë shpesh, janë të prirur që të mësojnë më shpesh se të tjerët.
Profesor Edwin Robertson thotë se, “Është normale që të harrosh gjëra pasi i ke mësuar. Studimi ynë tregon se një memorie e paqëndrueshme, është komponenti kryesor i mekanizmi të të mësuarit. Kjo pasi lejon q të mësohen gjëra të tjera, duke mos mbetur peng të një gjejë, duke qenë më fleksibël”. Kështu studiuesit thonë se të harruarit është thelbësore, për të përthithur informacione të tjera, duke liruar hapësirë. Megjithatë në rastin kur situata është kritike, bëni mirë që ti drejtoheni mjekut.