Fjalë Kyçe

Zbulimi i ri tronditës, ja sa gjatë mund të mbijetojë koronavirusi në sipërfaqe

Zbulimi i ri tronditës, ja sa gjatë mund të mbijetojë koronavirusi në sipërfaqe

Sipas një hulumtimi të ri, koronavirusi mund të mbijetojë për gati një muaj në sipërfaqe të caktuara si kartëmonedhat, ekranet e telefonave mobilë dhe në çelikun e Iëmuar.

Studiuesit në Agjencinë Kombëtare të Shkencave në Australi (CSIRO), kanë zbuluar se Covid mund të mbijetojë deri në 28 ditë në sipërfaqe.

Hulumtimi i ndërmarrë në Qendrën Australiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ACDP) në qytetin Geelong të Victoria-s, zbuloi se virusi mbijeton më mirë në temperatura më të ftohta.

Gjithashtu Instituti EurekAlert ka zbuluar se virusi mbijeton më gjatë në sipërfaqe të lëmuara si xhami dhe çeliku krahasuar me sipërfaqe si pambuku, transmeton Gazeta Alo.

Studimet e deritashme kanë treguar se virusi është në gjendje të mbetet infektues në grimcat e ajrit për më shumë se tri orë.

Gjatë një muaji, virusi u analizua dhe u izolua për të përcaktuar shkallën e tij të mbijetesës. Eksperimentet e mëtejshme u kryen në 30 dhe 40 gradë Celsius, kurse koha e mbijetesës së virusit u zvogëlua derisa temperatura rritej.

Studimi u krye gjithashtu në errësirë, për të eliminuar efektin e dritës UV pasi hulumtimi ka demonstruar se rrezet direkte të diellit mund të zhdukin shpejt virusin.

Këto zbulime tregojnë se SARS-CoV-2, virusi përgjegjës për Covid-19, mund të mbetet infektiv për periudha kohore dukshëm më të gjata sesa është menduar deri tani.

Rezultatet, të botuara në revistën ‘Virology Journal’ mund të përdoren për të përmirësuar procedurat e zbutjes së rrezikut për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Dr. Debbie Eagles, zëvendësdrejtor i ACDP-së, ka punuar në testimin e një vaksine të mundshme për virusin.

Ajo tha se nevoja për ‘praktika të mira të tilla si larja e duarve’ u përforcua tani që po dihet se virusi mund të mbetet infektues për kohë më të gjatë.

Ajo tha: ‘Në 20 gradë Celsius, e cila është rreth temperaturës së dhomës, ne zbuluam se virusi ishte jashtëzakonisht i fortë, duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara të tilla si qelqi në ekranet e telefonëve celularë dhe në kartëmonedha.

“Për krahasim, eksperimente të ngjashme për gripin A kanë zbuluar se ai mbijetoi në sipërfaqe për 17 ditë, gjë që thekson sesa i fortë është Covid-19”

Dr Eagles shtoi se “përcaktimi i kohës sesa gjatë ky virus mbetet infektues në sipërfaqe është thelbësor për zhvillimin e strategjive për shmangien e rrezikut në zonat me kontakt të lartë”.

Zbulimi vjen në kohn kur disa biznese kanë futur sistemin e pagesës në forma të tjera dhe jo cash me qëllim për të ndaluar përhapjen e virusit. /Gazeta Alo