Fjalë Kyçe

Zbulohen edhe simptoma të tjera që shfaqen te fëmijët me Covid-19

Zbulohen edhe simptoma të tjera që shfaqen te fëmijët me Covid-19

Diarreja, të vjellat dhe ngërçet e barkut te fëmijët mund të jenë një nga shenjat e koronavirusit, thonë studiuesit britanikë pas një studimi të hollësishëm që kanë bërë.

Ekipi i Queen’s University në Belfast dolën në përfundimin se këto simptoma ja vlen të shikohen dhe t’i kushtohet një vëmendje nga ekipet mjekësore.

Aktualisht ajo çfarë dimë për koronavirusin janë ethet, kollë, humbja e nuhatjes dhe shijes. Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të testohet për virusin.

Qendra ameriknae për Kontrollin e Sëmundjeve tashmë liston dhe të përzierat ose të vjellat, diarrenë midis simptomave të mundshme të Covid-19.

Në studim u përfshinë 1000 fëmijë ku nga analizat e bëra rezultuan se 68 nga 992 fëmijë kishin antitrupa ndaj virusit, duke sugjeruar se ata kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Gjysma e atyre që rezultuan pozitivisht raportuan se kishin simptoma. Ethet ishin më të zakonshmet dhe më prezentë për 21 fëmijë të cilët ishin të infektuar me Covid-19.

Simptomat gastrointestinale, të tilla si diarreja, të vjella dhe ngërçet e barkut, u raportuan nga 13 fëmijë që rezultuan pozitiv.