Fjalë Kyçe

Zbulohet edhe një lloj i ri i COVID-it

Zbulohet edhe një lloj i ri i COVID-it

Një studiues në Qipro ka zbuluar një lloj të koronavirusit që kombinon variantin delta dhe omicron, raporton Bloomberg News.

Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, e quajti llojin “deltacron”, për shkak të gjenetikës së ngjashme me omikronin brenda gjenomave të deltës.

“Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë, ndaj dy varianteve dominuese, delta dhe omicron”, tha Kostrikis në një intervistë për Sigma TV. Ai beson se omicron do të kapërcejë gjithashtu deltacron.

Studiuesit i dërguan gjetjet e tyre këtë javë në GISAID, një bazë të dhënash ndërkombëtare që gjurmon viruset, sipas Bloomberg, raporton KP.

Varianti “deltacron” vjen ndërsa omicron vazhdon përhapjen e tij të shpejtë në të gjithë globin, duke shkaktuar një rritje të rasteve me COVID-19.

SHBA po raporton një mesatare shtatëditore prej më shumë se 600.000 raste të reja në ditë, sipas një analize të CNBC në bazë të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Kjo është një rritje prej 72% nga java e kaluar dhe një rekord pandemik.