Fjalë Kyçe

Zbulohet trajtimi që ndalon plakjen dhe nuk ka lidhje me botoksin

Zbulohet trajtimi që ndalon plakjen dhe nuk ka lidhje me botoksin

Për t’i pakësuar disa vite vetes kemi gjetur mënyra të ndryshme, ushqimin e përzgjedhur, aktivitetin fizik, botoksin, bisturinë apo trajtime të tjera që bota e Hollivudit na i ka treguar e para.

Po një metodë e re që prapëson procesin e plakjes, tingëllon sikur është shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë.

Studimi është bërë nga e Universiteti i Tel Avivit dhe Qendra Mjekësore Shamir në Izrael dhe quhet terapi me oksigjen hiperbarik.

Si funksionon?

Zbulohet trajtimi që ndalon plakjen dhe nuk ka lidhje me botoksin apo

Terapia me oksigjen hiperbarik (HBOT) duhet të kryhet në dhoma presioni dhe në këtë mënyrë ndalohet plakja e qelizave të gjakut. Sipas studiuesve kjo terapi madje mund të edhe prapësojë procesin e plakjes.

Pacientët thithin përmes maskave oksigjen të pastër hiperbarik, pra me një presion 2.4 deri në 3 herë më të lartë se presioni normal.

Si ndodh?

Qëllimi është zgjatimi i telomerëve, që është një lloj zone mbrojtëse që gjendet në të dy skajet e çdo kromozomi dhe shtimit të qelizave të vjetra që nuk funksionojnë mirë në trup.

Ky trajtim deri më tani ishte i njohur pasi përdorej për të shpejtuar shërimin e helmimit nga monoksid karboni, gangrena, plagët e rënda dhe infeksione të caktuara.

Si është procedura

Gjatë trajtimit ju uleni në një karrige në një dhomë të mbyllur dhe thithni oksigjen ndërsa presioni brenda dhomës rritet ngadalë. Terapia mund të zgjasë nga 3 minuta ose 2 orë para se presioni të kthehet në nivelet normale.

HBOT në një klinikë hiperbarike zakonisht kushton 250 dollarë për seancë, ose 10,000 dollarë për 40 seanca. Protokolli standard është që kushton 20,000 dollarë për 80 seanca.