Fjalë Kyçe

Linda Halimi flet për borxhe, tregon a do të kthehet në Kosovë

Linda Halimi flet për borxhe, tregon a do të kthehet në Kosovë

Linda Halimi ka zbuluar disa detaje që nuk i keni ditur.

Këngëtarja Linda Halimi është e afërt me fansat e saj dhe e tillë ka qenë gjithmonë, shkruan lajmi.net.

Shpesh herë u përgjigjet pyetjeve që ata i dërgojnë nëpër rrjete sociale, njësoj ka ndodhur edhe së fundmi.

Dikush prej fansave e ka pyetur nëse do të kthehet në Kosovë dhe me përgjigjen e saj, Linda la të kuptohet se mendon ta vazhdoj karrierën jashtë vendit.

Por ishte një tjetër përgjigje e saj ajo e cila mori vëmendjen. E pyetur nëse do të marrë pjesë në festivale, si ”Kënga Magjike” apo ”RTSH”, Linda ka thënë se kjo është e mundur por ka zbuluar po ashtu se RTSH i ka borxh.