Fjalë Kyçe

Arsimtari me një dedikim ndryshe për 7 Mars, u kërkon falje nxënësve të tij

Një postim pak më ndryshe ka bërë një mësimdhënës i një shkolle të mesme në Prishtinë. Besnik Jaha, arsimtar i gjuhës shqipe, u ka kërkuar falje nxënësve që nuk ka bërë sa duhet për nxënësit e tij. Në këtë postim, ai rendit të metat e arsimit në vendin tonë.

Postimi i plotë:

7 MARSI DITA E MËSUESIT

Heshtja e vazhdueshme ndaj fenomenit të arsimimit të dobët më ka brengosur prej vitesh. Ndoshta qyshkur isha vetë nxënës, dhe shpeshherë e fyeja inteligjencën time me praninë në orën e ndonjë mësimdhënësi injorant e pervers. Mirëpo, meqë duhej të isha aty, në klasë, rrija dhe e torturohesha vetëm e vetëm për të mos marrë mungesë. Ndërsa, kur u bëra profesor, dhe kur e pashë edhe më afër problemin, brenga m’u shtua edhe më. Sepse tani e shihja situatën më mirë, dhe nga dy perspektivat: edhe si nxënës, edhe si profesor.

Dhe, gjatë kësaj kohe si profesor, për çdo orë mësimi, mundohem të jem edhe nxënësi, edhe profesori. Sepse nuk mund të jesh kurrë profesori i duhur pa qenë nxënësi që i jep mësim; secili nxënës dhe me nevoja krejt të ndryshme. Pikërisht kjo është një nga shumë pikat që profesorët nuk arrijnë t’i tejkalojnë. Sepse harrojnë kohën kur ishin nxënës, dhe nxënësit para vetes i shohin nga një perspektivë tjetër; unë jam lart, këta poshtë; unë di gjithçka, këta thuajse asgjë; unë, edhe nëse gaboj, këta nuk e marrin vesh, ndërsa po gabuan këta, duhet t’ua tërheq vërejtjen dhe t’i bëj të pendohen për gjithë jetën, duke ua humbur vetëbesimin po për gjithë jetën, e kështu me radhë.

Nxënës të dashur,

– E di se sistemi shkollor në vendin tonë jua shter elanin, dhe kur e kryeni shkollën nuk keni çka t’i jepni shoqërisë (jeni të stër-lodhur nga shkolla);

– E di se jeni viktima të reformave eksperimentale e pa garancë suksesi të arsimit parauniversitar në vendin tonë;

– E di se ju kërkojmë të jeni origjinalë, ndërsa ju mësojmë (edukojmë) të jeni si vëllai i madh (shembullor), apo si filan nxënësi i shkëlqyeshëm i klasës suaj apo i klasës paralele (hipokrizia nuk është asgjë tjetër nga kjo);

– E di se ju themi të jeni vetvetja, mirëpo gjatë gjithë kohës ju mësojmë të jeni të ngjashëm me tjetërkënd (edhe kjo është hipokrizi);

– E di se këto dy pikat sipër jua humbin identitetin, dhe pastaj prapë akuzoheni se nuk keni identitet;

– E di se luajnë me ne dhe me ju, herë me greva e herë me reforma, dhe prapë ju e pësoni më shumë sesa ne, mësimdhënësit tuaj;

– E di se në vendin tonë mësimdhënësi më i mirë kurrë nuk u përzgjodh ai që ishte më frymëzuesi, qiriu që shkrihej t’i ndriçonte të tjerët, ai që prek përjetësinë dhe nuk dihet se ku merr fund influenca e tij, apo ai që i bë të lehta gjërat e vështira. Në vendin tonë mësuesi më i mirë është ai që para inspektoratit të arsimit i dorëzon gjithë “letrar” mirë, pavarësisht se në orën mësimore bëri “muhabet” me nxënësit.

– E di se jeni të mbingarkuar, sidomos tani me kurrikulën e re të arsimit parauniversitar, dhe se stresi po jua nxin jetën;

– E di se kam gabuar shpeshherë para jush, dhe nuk jua bëra të gjalla (aq sa desha) për argëtim këngët, përallat dhe tregimet që i dëgjuat para se të vinit në shkollë);

– E di se ju e deshët shkollën shumë para se të vinit, dhe shpesheherë mund të kemi gabuar e t’jua kemi bërë të padashur shkollën;

– E di se kam gabuar shpeshherë me ju, dhe nuk ju kam kërkuar falje, ndërsa ju më kërkuat falje mua edhe pa ju detyruar unë;

– E di se e kam tepruar duke ju qortuar shumë, sa ndoshta e kam tepruar, në vend se t’ju motivoja;

Dhe di edhe shumë të tjera, e që nuk po i përmend këtu vetëm për shkak të moszgjatjes.

Sot, në Ditën e Mësuesit, si falënderim për urimet tuaja të shumta, dua t’jua shpreh dashurinë time, si dhe kërkimfaljen time në çdo rast që nuk isha mësuesi juaj. Ju gjithmonë jeni nxënësit tanë. Të dashur, si fëmijët tanë.

Me respekt dhe dashuri të veçantë,

Profesori juaj, Besniku!

situatën më mirë, dhe nga dy perspektivat: edhe si nxënës, edhe si profesor.

Dhe, gjatë kësaj kohe si profesor, për çdo orë mësimi, mundohem të jem edhe nxënësi, edhe profesori. Sepse nuk mund të jesh kurrë profesori i duhur pa qenë nxënësi

që i jep mësim; secili nxënës dhe me nevoja krejt të ndryshme. Pikërisht kjo është një nga shumë pikat që profesorët nuk arrijnë t’i tejkalojnë. Sepse harrojnë kohën kur ishin nxënës, dhe nxënësit para vetes i shohin nga një perspektivë tjetër; unë jam lart, këta poshtë; unë di gjithçka, këta thuajse asgjë; unë, edhe nëse gaboj, këta nuk e marrin vesh, ndërsa po gabuan këta, duhet t’ua tërheq vërejtjen dhe t’i bëj të pendohen për gjithë jetën, duke ua humbur vetëbesimin po për gjithë jetën, e kështu me radhë.