Fjalë Kyçe

Kush ishte personi i parë që kishte veturë në Kosovë?

Kush ishte personi i parë që kishte veturë në Kosovë?

Sot, çdo shtëpi së paku ka një veturë me të cilën kryen shumë punë dhe dihet se vetura është e domosdoshme për jetën por nuk ka qenë kështu gjithmonë. Në vitet e ’20-ta, të kishe një veturë në Kosovë ka qenë e rrallë, dhe një të tillë e ka pasur vetëm familja Fusha nga qyteti i Podujevës, shkruan Gazeta Metro.

Pronari i veturës ishte Zymer Fusha, nga Podujeva, dhe fotografia është realizuar në vitin 1919, ku mendohet se kjo ka qenë njëkohësisht vetura e parë në  Kosovë. Në foto janë bashkë me pronarin janë Musli Fusha, mbrapa vozitësit është Sahit Fusha dhe Mulla Hasani.

Në vitet më vonë vetura nuk ishte një gjë e rrallë për kosovarët, pasiqë shumë qytetarë kishin nga një.