Fjalë Kyçe

Veprat e Artan Hasanit ekspozohen sot në Galerinë te ‘Qafa’ në Prishtinë

Veprat e Artan Hasanit ekspozohen sot në Galerinë te ‘Qafa’ në Prishtinë

Galeria e Ministrisë së Kulturës, e njohur edhe si galeria ‘Qafa” hapë sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 19:00 ekspozitën personale të skulptorit Artan Hasani, “Password”.

Artan Hasani shquhet para publikut vendor si njëri nga emrat më përfaqësues, në artin skulptural.
Eposi i tij artistik ndërthuret me frymën e artit monumental, konkretisht, me formate të kësaj natyre, qofshin ato miniaturiale në skulpturë, pikturë, skenografi apo formate të ngjashme.
Ekspozita është kuruar nga dramaturgu Naser Shatrolli.