Fjalë Kyçe

Autobusi bie në humnerë, 44 të vdekur

Autobusi bie në humnerë, 44 të vdekur

Një autobus me rreth 60 persona është rrëzuar në një humnerë në Indi, konkretisht në rrethin e Kullu të Himachal Pradesh, një shtet malor në veri.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 44 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas policisë shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë që po ktheheshin nga puna dhe shkolla.

Më poshtë do shikoni foto nga vendi i ngjarjes së rëndë ku siç shikohet autobusi është shkatërruar por ka dhe disa persona që po i japin ndihmë të plagosurve.