Fjalë Kyçe

Rrëmbehet aeroplani? “Situatë e dyshimtë” në aeroportin Schiphol të Amsterdamit

Rrëmbehet aeroplani? “Situatë e dyshimtë” në aeroportin Schiphol të Amsterdamit

Policia Ushtarake Mbretërore Hollandeze po heton një “situatë të dyshimtë” në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, tha një zëdhënës për CNN.

Akoma nuk konfirmohet por flitet për rrëmbimin e një aeroplani në aeroportin e Amsterdam Schiphol.

“Ekziston një situatë e dyshimtë dhe kjo është gjithçka që mund të them,” tha një zëdhënës i policisë ushtarake.

Aeroporti është i treti më i ngarkuari i Evropës, pas aeroportit të Heathrow të Londrës dhe Paris Charles de Gaulle.