Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës e ka mbajtur të mbyllur qendrën e Brezovicës edhe për këtë fundjavë.
Kjo për arsyen se ende ekziston rreziku nga ortekët e mundshëm.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit njofton se nesër është planifikuar që FSK-ja ta bëjë rrëshqitjen, largimin dhe eliminimin e dy ortekëve potencialë.
Sipas Agjencisë, pas një takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen aktuale në Brezovicë, 5 nga 7 pikat kritike për ortekët nuk paraqesin rrezik për vizitorë, ndërsa dy prej tyre janë me rrezikshmëri të mesme.