Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës sot është marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj pandemisë COVID-19.
Kryeministri Avdullah Hoti theksoi se ky komision është themeluar me qëllim që të informojë kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë për aktivitetet e luftimit të pandemisë. Hoti ka paraqitur edhe përbërjen e këtij Komisioni, me profesionistë shëndetësorë.
Në këtë mbledhje është bërë edhe themelimi i Komiteti për Partneritet Publiko-Privat.
Po ashtu në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim për ricaktimin Burim Rrecit si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Vendim është marrë edhe për Izedin Bytyqi për ricaktim si sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.