Fjalë Kyçe

Agim Veliu: Nuk na interesojnë ankesat e VV-së, nuk jemi partner me ta

Agim Veliu: Nuk na interesojnë ankesat e VV-së, nuk jemi partner me ta

Deri me tani Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka komentuar përfshirjen e Nismës Socialdemokrate në koalicionin e ardhshëm qeverisës, nëse subjekti i Fatmir Limajt arrin të futet në Kuvend. E në lidhej me ankesave VV’së, për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, ka qenë Agim Veliu ai që ka komentuar, duke thënë se nuk na interesojnë ankesat e VV’së, nuk jemi ende partner.

Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që duhet të pyetet lidhur me këtë çështje, duke vënë në pah se LDK e LVV ende nuk janë partnerë të koalicionitAi thotë thotë se nuk është çështje e partisë së tij ankesa e LVV’së në Gjykatën Supreme, përmes së cilës kërkojnë që KQZ të lejojë numërimin e votave të ardhura në mënyrë të kontrabanduar nga Serbia.“Po çka kemi me reagu për ankesa që i bojnë ata, pyeti ata, Vetëvendosjes i vështirësohet se ajo e ka obligim për me ba Qeverinë, nuk jemi partnerë ende, jemi tu punu ende n’mujshëm me i harmonizu programet e çështje me interes, na bojmë koalicion, s’mujtem.. na nuk jemi partner ende”, tha Veliu për Periskopin.Vendimi i fundit i PZAP’së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia ka ndryshuar disi matematikat e partive politike, kryesisht dy partive që synojnë të formojnë koalicion qeverisës.

Kjo pasi që në rast se Gjykata Supreme nuk aprovon si të drejtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt mund të kalojë pragun zgjedhor.Nëse kjo ndodhë, atëherë VV do të ketë tre deputetë me pak, ndërsa LDK, PDK, AAK-PSD nga një.Kujtojmë se nëse Nisma Socialdemokrate kalon pragun prej 5 përqind, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë, ndërsa LDK’ja 28 deputetë.