Fjalë Kyçe

Digjet një veturë në magjistrale afër fshatit Llugagji në Lipjan

Një veturë është djegur në magjistrale afër fshatit Llugagji në lokacionin për Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të lënduar nga djegia e veturës.

“Është djegur një veturë në magjistrale tek Llugagji në lokacionin për Lipjan. Ekipet e zjarrfikësve dhe njësitet policore kanë dal në vend të ngjarjes. Raportohet që nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit njëherë nuk dihen, ndërsa janë duke u kryer procedurat e nevojshme”, ka thënë Hoxha.