Fjalë Kyçe

Falsifikuan para, gjykata u shqipton këtë dënim

Falsifikuan para, gjykata u shqipton këtë dënim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve R.K, E.K, E.G dhe M.V.

“I pandehuri R.K u shpall fajtor për shkak se gjer me datë 20.01.2019, në një lokal fotoshop, ka prodhuar para të falsifikuara dhe atë monedhën në apoen prej 1 x 20 €, me qëllim që të njëjtën ta vejë në qarkullim përmes të pandehurit E.K, e të cilën monedhë policia e ka gjetur dhe e ka sekuestruar. Për çka të pandehurit R.K iu përcaktua dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit mund të zëvendësohet me dënim me gjobë. Të pandehurit E.K, E.Gdhe M.Vu shpallën u shpall fajtor për shkak se kanë qenë në dijeni se i pandehuri R.K ka prodhuar para të falsifikuara me qëllim që t’i vëjë në qarkullim në tregdhe këtë nuk e kanë raportuar në polici. Për çka të njëjtëve iu përcaktua dënimi me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj në të cilin dënim iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një (1) viti nuk kryejnë vepër të re penale”, thuhet në njoftimin për media.

Secili prej tyre veç e veç obligohen që në emër të shpenzimeve të procedurës penale ta paguajnë shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.