Fjalë Kyçe

Fillon takimi Kurti-Mustafa

Fillon takimi Kurti-Mustafa

Ka filluar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi po zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe gazetarët nuk janë lejuar të marrin as pamjet e hyrjes.

Kurti dje duke paralajmëruar takimin e sotëm tha se liderët prej të cilëve priten vendimet përfundimtare nuk bën të zvarrisin takimet, sepse koalicioni VV-LDK ka shumë punë për të bërë.

Ai gjithashtu ka thënë se në takimin me Mustafën do të diskutohet për çështjet e mbetura për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje.

Kurti deklaroi se megjithatë nuk do të pranojë kushtëzime në ndarjen e pozitave qeverisëse nga, siç e quajti ai, profesori Isa Mustafa.