Fjalë Kyçe

Nga nesër protestohet për rritjen e tarifave për sigurimin e automjeteve

Nga nesër protestohet për rritjen e tarifave për sigurimin e automjeteve

Gjatë ditëve në vijim janë paralajmëruar protesta në lidhje me vendimin e marrë nga Banka Qendrore e Kosovës për rritjen mbi 26 për qind të tarifave për sigurimin e automjeteve.

Ekspertë të çështjeve të ekonomisë në vend kanë vlerësuar se ky vendim do t’i dëmtoj qytetarët, dhe se prokuroria duhet të bëjë hetime se si është marrë një vendim i tillë, shkruan sot gazeta Zëri.

Banka Qendrore e Kosovës së fundmi ka marrë vendim që të rrisë mbi 26 për qind tarifat për sigurimin e automjeteve në vend.

Një vendim i tillë thuhet se ishte marrë fshehtas, por që ishte bërë publike nga mediat.