Fjalë Kyçe

Nis shqyrtimi fillestar ndaj ministrit Mustafa, i dyshuar për një aksident më 2014

Ka nisur shqyrtimi fillestar ndaj ministrit të MPB-së, Ekrem Mustafa, i cili akuzohet për rrezikim të trafikut publik dhe rrezikim të jetëve të qytetarëve.

Ai akuzohet se në prill të vitit 2014 ka shkaktuar një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt kur me veturën e tij Toyota kishte aksidentuar një automjet të ndihmës së shpejtë, raporton KTV.

Nga ky aksident tre persona ishin lënduar dy prej tyre kishin marrë lëndime të rënda trupore.

Në këtë rast fillimisht prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të dëmtuarit, Nazim Trena si shkaktar i këtij aksidenti, por më pas një ekspertizë kishte vërtetuar se fajtor për këtë aksident ishte Ekrem Mustafa.