Fjalë Kyçe

Para se të qëllohet për vdekje nga policia, gruaja tregon se është shtatzënë

Para se të qëllohet për vdekje nga policia, gruaja tregon se është shtatzënë

Një grua mund të dëgjohet duke bërtitur ‘Unë jam shtatzënë’ para se të qëllohej nga policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë grindjen midis gruas – që thuhet se ka qenë e paarmatosur – dhe policisë në Baytown, Teksas, video e cila është duke u shpërndarë gjerësisht në internet.

Gruaja nuk është identifikuar në këtë fazë, por një hetim mbi të shtënat është duke u zhvilluar, sipas raporteve në SHBA.

Në video, siç thuhet tutje, gruaja mund të dëgjohet duke thënë se ajo është shtatzënë, pak para se të qëllohej me armë.

Ndërkohë Departamenti i Policisë në Baytown ka lëshuar disa detaje rreth incidentit, por nuk kanë konfirmuar nëse gruaja ishte në të vërtetë shtatzënë.

Gjithsesi, sipas KHOU-TV, gruaja u qëllua dhe u vra nga oficeri.