Fjalë Kyçe

Plagosen katër persona nga një përleshje në Klinë

Plagosen katër persona nga një përleshje në Klinë

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar për Gazetën Insajderi se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje shihet njolla të mëdha të gjakut i shkaktuar nga ky incident.

Nga Policia e Kosovës  ende nuk ka detaje shtesë se cilat ishin shkaqet që quan deri tek incidenti.