Fjalë Kyçe

‘Po harxhon shumë rrymë’, arrestohen për ryshfet dy punëtorë të KEDS-it

‘Po harxhon shumë rrymë’, arrestohen për ryshfet dy punëtorë të KEDS-it

Policia e Kosovës ka arrestuar sot G.G. (1965) dhe B.Th. (1974) në Pejë nën dyshimet për marrje ryshfeti nga një qytetar.

Dy të dyshuarit, punëtorë të KEDS-it dhe të veshur me uniformë të KEDS-it, sipas policisë, kanë shkuar në shtëpinë e një personi, të cilit i thonë se ‘po harxhon rrymë shumë’.

Personi që denoncoi rastin në polici, u është përgjigjur punëtorëve të KEDS-it se e ka ngrohjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse fatura është e madhe.

Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 euro. Personi ka pranuar ofertën e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënien e parave, ka raportuar rastin në polici.