Fjalë Kyçe

Thaçi: Përfshirja në zjarr e katedrales në Paris, fatkeqësi kulturore me përmasa botërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur fatkeqësi të madhe përfshirjen në zjarr të katedrales historike Notre Dame në Paris.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt!” ka shkruar Thaçi në Facebook.