Fjalë Kyçe

Vërshime edhe në rajonin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut!

Vërshime edhe në rajonin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut!

Rrebeshe të fuqishme shiu kanë përfshirë edhe rajonin e Kumanovës gjatë pasditës së djeshme. Këto rrebeshe kanë shkaktuar edhe vërshime posaçërisht në fshatin Dobrashan të Kumanovës ku raportohet se rrebeshi ishte mjaft i fuqishëm dhe zgjati afërsisht më shumë se një orë.

Ekipet operative kanë dalur në vendin e ngjarjes duke u përpjekur që ta largojnë ujin nga rajonet përktatëse njoftojnë mediat lokale maqedone.

Në vazhdim shihen pamje nga rajoni i Kumanovës pasditën e djeshme.