Fjalë Kyçe

Vuçiq pas takimit me Moore: Të hiqet taksa, më pas vjen dialogu

Vuçiq pas takimit me Moore: Të hiqet taksa, më pas vjen dialogu

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shprehu shpresën e tij sot se bashkësia ndërkombëtare do të duhet të vazhdojë me thirrje racionale ndaj Prishtinës për të hequr taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Gjatë një takimi që pati me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq tha se Serbia do të jetë menjëherë e gatshme të rifillojë bisedimet me Prishtinën pas heqjes së taksës.

Zyrtari i lartë britanik të mërkurën vizitoi Kosovën ku u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kreu i Qeverisë kosovarr ka thënë se në këta takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.