Fjalë Kyçe

Zyrtare nga Prokuroria: Rasti ‘Apex’ nuk është pjesë e hetimeve, të përfshirë janë vetëm Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi

Zyrtare nga Prokuroria: Rasti ‘Apex’ nuk është pjesë e hetimeve, të përfshirë janë vetëm Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi

Avokati Fitim Gashi, mbrojtësi i Astrit Krasniqit i cili u akuzua në rastin ‘Apex’, ka deklaruar se klienti që përfaqëson ai nuk ka të bëje fare me rastin e fundit ku është përmendur nga avokati i Faton Dalladakut, Skender Musa, transmeton Gazeta Metro.

Kallëzimi penal ka të bëjë me veprën penale ‘Mashtrim’, Prokuroria pas kësaj ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit.

Aktakuza ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit është ngritur me pretekstin për veprën penale mashtrim.

Po ashtu në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se Astrit Krasniqi nuk është pjesë e hetimeve nga Prokuroria.