Fjalë Kyçe

Ministria e Financave del me sqarim për rritjen e tatimit në pronë

Ministria e Financave del me sqarim për rritjen e tatimit në pronë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka dalë me një sqarim publik të martën lidhur me rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Ministria ka sqaruar se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

Siç bëhet e ditur, MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa thuhet se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, opozita kritikon Qeverinë: Shpërfillje për qytetarët
Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, opozita kritikon Qeverinë: Shpërfillje për qytetarët
“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat”, thuhet në sqarimin e ministrisë.

Mes tjerash thuhet se përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka.

“Vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim: kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet), intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme, anketime të pronarëve të pronave, intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral, vlera të pronave që janë shpronësuar, të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit”.

Sipas tyre, në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave.

“Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar”