Ndotja e ajrit në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante, ndërsa Shkupi ka kaluar edhe të gjitha qytetet e tjera tradicionalisht më të ndotura në botë. Natën e kaluar rreth orës 1 pas mesnate, Shkupi arriti kulmin dhe u radhit i pari në listën e qyteteve më të ndotura në botë,shkruan Shenja.
Indeksi i ndotjes arriti në 430, ndërsa pas vetes i la qytetet nga India, Pakistani dhe Bangladeshi. E pesta në listën e qyteteve më të ndotura në botë është rradhitur Prishtina.
Mbrëmë sipas organeve kompetente është tejkaluar edhe faza e parë e mbrojtjes, i ashtuquajturi prag i informimit, kur qytetarët vetëm informohen për situatën. Kështu në fuqi ka hyrë faza e parë në të cilën bëjnë pjesë publimimi i disa rekomandimeve. Qytetarëve të Shkupit në këtë rast ju kërkohet që të evitojnë përdorimin e automjeteve, ose ta ndajnë bashkë udhëtimin, të evitohet qëndrimi në hapësira, të mos djegin materiale të dëmshme dhe të pastrojnë oxhaqet. Faza e tretë do të pritet të mësohet nëse Shkupi qëndron për disa ditë në krye të listës botërore të qyteteve më të ndotura.
Por shifrat në komunat e kryeqytetin kanë shkuar edhe më tëj gjatë natës së kaluar. Matjet zyrtare të nivelit të ndotjes së ajrit kanë rregjistruar tejkalim për 10 herë më shumë të nivelit të lejuar të grimcave PM 10.
Në Karposh në orën 1 pas mesnate janë matur edhe deri në 610 mikrogram për metër kub grimca PM10, në Rektorat deri në 580 dhe në Qendër deri në 471 mikrogram për metër kub. Niveli i lejuar i përqëndrimit të grimcave PM 10 është 50 mikrogram për metër kub. Por Shkupi s’ka qenë qyteti i vetëm me shifra alarmante të ndotjes së ajrit. Në 24 orët e fundit grimcat PM 10 kanë arritur deri në 400 mikrogram për metër kub në Tetovë, 288 në Kavadar, 660 në Kërçovë, 566 në Strumicë, 299 në Koçan dhe 274 në Kumanovë.