Fjalë Kyçe

Aktorja e njohur kërcënohet se do t’i publikojnë foto dhe video intime

Aktorja e njohur kërcënohet se do t’i publikojnë foto dhe video intime

Aktoren turke Merve Bolugur e njohim nga roli i Zejnep në telenovelën e transmetuar në Klan, “Kuzei Gunei”.
Duket se aktorja e njohur nuk është duke kaluar ditë të mira pasi raportohet se mediat në Turqi se ajo është kërcënuar me publikimin e disa fotove dhe videove intime të saj. “

Kemi fotot dhe videot e tua. Paratë, ose more fund”,-është kërcënuar aktorja nga persona të paindentifikuar.
Mësohet ndërkohë se aktorja 31-vjeçarja i ka denoncuar në polici këto kërcënime, ku kanë nisur hetimet paraprake. Nga këto hetime deri tani ka rezultuar se numri prej nga ishte bërë kërcënimi ishte jashtë Turqisë.