Fjalë Kyçe

Arbenita Ismajli bie pre e një mashtrimi

Arbenita Ismajli bie pre e një mashtrimi

Modelja ka publikuar bisedat me mashtruesin.

Arbenita Ismajli së fundi ra pre e një mashtrimi nga një person që po i kërkonte të holla për shërimin e një vogëlusheje, shkruan lajmi.net.

Përmes ‘Whatsapp’ modelja shqiptare kishte komunikuar me një person me emrin Sedat, sipas modeles, ky djalë i ka shkruar për t’i kërkuar ndihmë për një vajzë të sëmurë dhe këtë rast Arbenita e ka publikuar në rrjetet sociale për ta ndihmuar sadopak atë.

Pas kësaj personi në fjalë i kishte kërkuar para përsëri modeles, moment ky kur modelja kupton së është mashtruar.

21 vjeçarja ka publikuar bisedat me mashtruesin duke kërkuar nga të gjithë të jenë të vëmendshëm.

“Ky person është mashtrues!”, shkruajti Arbenita në postimin e saj në Instastory, “I ka mbledhur të hollat, mandej ka gënjye se operacioni ka qenë pa sukses dhe ka kërkuar prapë. Mandej kam kërkuar të flas me doktorin dhe t’i shoh dokumentet, nuk është lajmëru!”

Arbenita publikoi edhe një bisedë me një femër që thoshte se ishte mamaja e vajzës së sëmurë

“Më falni, por as dëgjoj e as nuk foli unë”, i kthen përgjigje ajo.

“A mundet t’bisedoj me dikë në telefon?”, e pyet Arbenita.

“Me djalin”, është përgjigja ku Arbenita ka lënë edhe një koment: “Turp!”.