Fjalë Kyçe

Arrestohet reperi i njohur, rrezikon deri në 6 vite burg

Arrestohet reperi i njohur, rrezikon deri në 6 vite burg

Është arrestuar reperi i njohur.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se reperi i njohur amerikan, Asap Rocky, është arrestuar në Suedi për shkak të një përleshje në rrugë, edhe pse në videon e postuar tregon se ai dhe ekipi i tij nuk ishin agresorët.

Sipas disa dëshmitarëve përleshja ka filluar pasi personi që po e ruante reperin Asap pati një mosmarrëveshje me një tjetër person.

TMZ thotë se policët e Stokholmit tani mund të mbajnë Rockyin deri në tre ditë, ndërsa prokurorët vendosin nëse do e fajësojnë, e nëse ndodh kështu atëherë reperi rrezikon 6 vite burg.