Fjalë Kyçe

Camila Morrone flet për diferencën prej 23-vjeç në moshë me Leonardo DiCaprion

Camila Morrone flet për diferencën prej 23-vjeç në moshë me Leonardo DiCaprion

Camila Morrone thotë se mosha nuk ka rëndësi në një dashuri.

Camila Morrone komenton diferencën në moshë me Leonardo DiCaprion dhe thotë se “Mendoj që çdokush duhet të jetë në lidhje me atë që do”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Derisa promovoi filmin e saj të ri “Mickey and Bear”, Camila Morrone foli haptas rreth diferencës 23 vjeçare që ka në moshë me të dashurin, Leonardo DiCaprio.

22-vjeçarja foli për “The Los Angeles Times”, ku u pyet për lidhjen e saj me 45-vjeçarin, DiCaprion, me të cilin është bashkë prej vitit 2017.

“Ka shumë lidhje në Hollywood dhe në historinë e botës, ku njerëzit kanë diferencë të madhe në moshë”, tha Morrone.

“Unë mendoj që çdonjëri duhet të jetë në gjendje të dalë me kë të dojë”, shtoi ajo.

Morrone e pranon se e kupton pse lidhja e saj me aktorin ka zgjuar interesim tek shumë persona, madje tha se edhe ajo do të ishte kurioze për një gjë të tillë.

Megjithatë, Camila shpreson që karriera e saj si aktore të vazhdojë të rritet deri në atë pikë sa ajo të mos njihet vetëm si e dashura e Leonardo DiCaprios.