Fjalë Kyçe

E kritikuan pse iu referua vetes kosovare, Tayna bën reagimin epik

E kritikuan pse iu referua vetes kosovare, Tayna bën reagimin epik

Tayna ua ka mbyllur gojën të gjithëve me reagimin e saj.

Së fundmi ka pasur reagime të shumta lidhur me faktin se Tayna i është referuar vetes si kosovare e jo shqiptare, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo pas postimit që Rita Ora e ka bërë për suksesin e dy shqiptareve, Dafina Zeqirit dhe Taynës.

E pas gjithë zhurmës se kjo e fundit do të duhej ti referohej vetes si shqiptare e jo kosovare, ka reaguar Tayna me një postim me të cilin ua ka mbyllur gojën të gjithëve.

Ajo ka publikuar statistikat demografike të mbledhura nga Instagrami,e cila dëshmon se numrin më të madh të fansave dhe numri më i madh i njerëzve që kanë vizituar profilin e saj vjen nga Tirana.

Këtë Tayna e ka shoqëruar me një emoji ku shihet flamuri kombëtar.