Fjalë Kyçe

Femrat që janë mbi këtë moshë refuzohen nga Lenoardo DiCaprio

Femrat që janë mbi këtë moshë refuzohen nga Lenoardo DiCaprio

Lenoardo DiCaprio, ka qenë prej kohësh një nga meshkujt më të lakmueshëm të Hollivudit.

Por, duket se ai ka një prirje për gratë më të reja, sipas analizës së të dhënave të ish-të dashurave të tij, shkruan dailymail transmeton lajmi.net.

Një përdorues ‘Reddit’ studioi me kujdes DiCaprio, 44 vjeç dhe listën e tij të gjatë të të dashurave dhe arriti në përfundimin se ai refuzon deri më sot femrat mbi moshën 25 vjeçare.

Grafiku rendit tetë nga ish-të dashurat e tij, dhe nga të gjitha ato tre ishin 25 vjeçe, mosha më e vjetër me të cilën ai ka dalë.

Këto femra ishin modelja izraelite Bar Refaeli, me të cilën ai ka qenë bashkë prej vitit 2005 deri në vitin 2010-të dhe modelen Nina Agdal, me të cilën u nda në vitin 2017-të.

Në vitin 1999-të kur 44 vjeçari ishte 25 vjeç, doli me të dashurën e tij më të re Gisele Bundchen kur ajo ishte vetëm rreth 18 vjeç në atë kohë.